E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje të reja në Jemen, 29 të vrarë

Të paktën 29 persona janë vrarë në 48 orët e fundit në një sulm të përbashkët të forcave jemenase dhe amerikane ndaj militantëve të dyshuar të Al Kaidës në pjesën jugore të Jemenit, raportojnë mediat dhe zyrtarët e Jemenit.

Televizioni Al-Arabia, me seli në Dubai, tha se forcat qeveritare të Jemenit dhe anijet luftarake amerikane kanë bombarduar vendstrehimet që iu përkisnin militantëve afër Zinxhibarit, kryeqytetit të Abijanit.

Po kështu raportohet se në pjesë të tjera të Jemenit, qeveria ka vrarë pesë radikalë që kishin lidhje me Al Kaidën.

Ndërkohë, dega e Al Kaidës në Jemen tha se ka vrarë një mësues amerikan, sepse ai po përhapte krishterizmin. Amerikani Xhoel Shrum ka vdekur të dielën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›