E Martë, 3 Nëntor 2026

Përleshjet në Bregun Perëndimor mes palestinezëve dhe Izraelit, vriten 6 persona

Gjashtë persona janë vrarë në përleshjet me trupat izraelite në Bregun Perëndimor. Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka bërë të ditur se forcat izraelite hynë më herët në kampin e refugjatëve Nur Shams në qytetin Tulkarm dhe luftimet mes tyre dhe personave të armatosur palestinezë po vazhdojnë.

Ushtria izraelite tha më herët se kishte arrestuar mbi 80 të dyshuar, duke përfshirë 63 operativë terroristë të Hamasit në bastisjet gjatë natës në Bregun Perëndimor.

Ndërkaq, janë arrestuar pesë të dyshuar në Nur Shams dhe shtoi se forcat e sigurisë po vazhdojnë të operojnë në kamp për të penguar aktivitetin terrorist.

Bregu Perëndimor i pushtuar nga Izraeli është i ndarë nga Rripi i Gazës. Një pjesë e saj qeveriset nga Autoriteti Palestinez, ndërsa Gaza drejtohet nga Hamasi.

Sipas shifrave të OKB-së që nga mbrëmja e kaluar, të paktën 61 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jerusalemin Lindor, që nga 7 tetori. Më shumë se 1200 janë lënduar gjithashtu.

Përleshjet me forcat e sigurisë së Autoritetit Palestinez janë intensifikuar gjithashtu ditët e fundit, pasi protestuesit kanë dalë në rrugë për luftën në Gaza.

Dhuna nga kolonët izraelitë ka parë gjithashtu një rritje, me sulmet ndaj palestinezëve të dokumentuara nga grupi izraelit i të drejtave të njeriut B’Tselem.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›