Raporti i OKB-së: Shumica e infrastrukturës në Gaza, e shkatërruar

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur përmes një raporti se 25 për qind e ndërtesave të banimit në Gaza ose më shumë se 98 mijë njësi banimi janë shkatërruar në sulmet ajrore izraelite.
Raporti shpjegon gjithashtu se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dokumentuar 59 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor, duke përfshirë 17 spitale dhe 23 ambulanca.
Sulmet kanë vrarë të paktën 491 njerëz, përfshirë 16 punonjës të kujdesit shëndetësor në detyrë. Ndërsa shënjestruan gjithashtu 170 objekte arsimore dhe dëmtuan rëndë objektet e ujit dhe kanalizimeve të Rripit të Gazës.
Raporti i OKB-së by Rtsh Faqe on Scribd
/rtsh.al/