Përleshjet në Kajro, shkon në 20 bilanci i viktimave

Ka shkuar në të paktën 20 numri i personave të vrarë para Ministrisë së Mbrojtjes në Kajro.
Përleshjet janë zhvilluar ndërmjet sulmuesve të paidentifikuar dhe protestuesve, të cilët ndodheshin para ministrisë për ditë të tëra, duke kërkuar fundin e sundimit ushtarak.
Shumë nga protestuesit thuhet të jenë mbështetës të një ultranacionalisti islamik, i cili është skualifikuar nga gara për president, pasi nëna e tij ka dy shtetësi, egjiptiane dhe amerikane.
Dy kandidatë presidencialë kanë pezulluar fushatën për shkak të përleshjeve.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Egjipt është caktuar për 23 dhe 24 maj.
Ndërkohë, televizioni shtetëror citon shefin e shtabit ushtarak të ketë thënë se ushtria mund të dorëzojë pushtetin te presidenti i zgjedhur më 24 maj, një muaj më herët seç është planifikuar, nëse fituesi vendoset në raundin e parë të zgjedhjeve.
Këto janë zgjedhjet e para presidenciale në Egjipt që nga përmbysja e sunduesit veteran, Hosni Mubarak, në kryengritjen popullore të vitit të kaluar.