E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, Njut Gingriç tërhiqet nga gara republikane

Ish kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Njut Gingriç,  ka përfunduar zyrtarisht fushatën e tij për tu zgjedhur nga republikanët si kandidat për zgjedhjet presidenciale, që mbahen në muajin nëntor.

Ndërsa ka bërë publike këtë vendim të tij, ai ka premtuar se do të ndihmoj që Barak Obama të mos rizgjedhet, duke theksuar se Obama është “presidenti më radikal në historinë amerikane”.

Ndërkohë në garën e republikanëve ka mbetur ish guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romni, i cili pothuajse e ka të sigurt nominimin, dhe kongresmeni nga Teksasi, Ron Pol.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›