E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i ri, Nano takon sot Vangjel Dulen

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS-së Fatos Nano vijon turin e takimeve me krerët e partive parlamentare për të marrë mbështetjen e tyre si kandidat për postin e kreut të ri të shtetit.
 

Mesditën e sotme ai do të takohet në zyrën e tij me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule i cili ka shprehur hapur mbështetjen e tij për ish-liderin socialist.
 

Një ditë më parë Nano është takuar me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi ndërsa më herët është takuar edhe me kreun e LSI, Ilir Meta, kreun e PS-së Edi Rama ndërsa pritet të takohet edhe me kryeministrin Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›