Qeveria fal ambientet e zëna prej 20 vitesh tek disa Fabrika e Uzina në Tiranë
TIRANË-Qeveria vendos të kalojë në pronësi të familjeve disa godina Uzinash e Fabrikash në Tiranë që ishin zënë nga banoret e tyre prej viteve ’91-’92.
Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, ky kalim pronësie do bëhet falas ndërsa vlerëson se objektet e kanë humbur qëllimin ekonomik dhe publik që kanë pasur dikur.
“Sot Kryeministri Sali Berisha firmosi vendimin e Këshillit te Ministrave, te miratuar në mbledhjen e datës 24 prill 2013, per kalimin në fond banesash të një numri objektesh shtetërore industriale, përkatësisht në ish-Kombinatin e Autotraktorëve, Uzinën e Foder – Mek në Shkozë, ish-Kombinatin e Tekstileve te Pambukta si dhe ish-zinën Dinamo e Re, në Tiranë. Me këtë vendim Këshilli i Ministrave u kalon këto objekte në pronësi dhe pa kundërshpërblim, pra falas, me shume se 500 familjeve, të cilat janë strehuar në këto godina prej rreth 20 vitesh. Këto objekte e kane humbur prej vitesh qëllimin ekonomik dhe publik qe kane pasur”, citon vendimi.
Dhe realisht ashtu ka ndodhur. Familjet e strehuara në këto objekte, gjatë këtyre 20 viteve, i kanë përshtatur këto objekte ne ambiente banimi dhe i paguajnë shtetit rregullisht detyrimet për shërbimet e energjisë, ujësjelles - kanalizimeve etj.
“Me këtë vendim, Këshilli i Ministrave duke kaluar në pronësi të këtyre familjeve këto objekte, i jep zgjidhje një problemi të mprehtë social shume vjeçar për nje numer mjaft te madh bonoresh në rrethin e Tiranës, atë të strehimit të tyre”, shton më tej në njoftim për shtyp, zyra e shtypit të qeverisë.
Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Entin e Banesave për trajtimin sa me shpejt të këtyre rasteve.
(d.b/BalkanWeb)