"Fotot”, Ministri Noka padi për shpifje. Tahiri: Kokëboshët merren me opozitën
TIRANË- Deputeti socialist Saimir Tahiri ka reaguar pas lajmit të ngritjes së padisë për shpifje ndaj nga ana e Ministrit të Brendshëm Flamur Noka. Deputeti socialist, Saimir Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook” thekson se vendi “qeveriset nga të paaftë, militant dhe kokëbosh”.
“Ky vend është më i pasigurt se kurrë. Ky vend qeveriset nga të paaftë, militant dhe kokëbosh. Këta njerëz që qeverisin nuk duan një vend të qetë, të sigurt . Vazhdoni merruni me ne, me padi ndaj deputetëve të opozitës. Ne do merremi me qytetarët, për t'ua bërë jetën më të sigurt” shkruan Tahiri.
Deputeti socialist, Saimir Tahiri publikoi dje në rrjetin social “Facebook” disa fotografi të ministrit të Brendshëm Flamur Noka , teksa takohet në një lokal me shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor të Policisë për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj.
Në foto duket ministri Flamur Noka, duke pirë kafe me Vlash Gjonin, shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor të Policisë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj. Tahiri rrethon Noken dhe shkruan 'Nul Moka'.
Ministria e Brendshme, sot nëpërmjet zëdhënësit të saj, hodhi poshtë si të pavërteta deklarimet e deputetit socialist, Saimir Tahiri, mbi një takim të ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, me njerëz që kanë lidhje me biznesmenin Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, ndërsa lajmëroi ngritjen në Gjykatën e rrethit të një padie për shpifje ndaj deputetit Tahiri.
(e.m/BalkanWeb)