E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbarimi në Bulqizë: Të nxirren minatorët

UPDATE- Situata në hyrje të minierës së Bulqizës është tensionuar së fundmi pas mbërritjes në këtë qytet të përfaqësuesve të Përmbarmit, të cilët pritet të zbatojnë vendimin e gjykatës së Dibrës.

Në Bulqizë kanë mbërritur edhe forca të shumta policie.

Vendimi parashikon nxjerrjen nga ambjentet e minierës të gjithë minatorët grevistë.

Mësohet së përfaqësues të minatorëve dhe të Përmbarimit janë përfshirë në një debat. Disa ditë më parë, ministria e Ekonomisë urdhëroi që të zbatohej vendimi i gjykatës dhë të nxirreshin nga greva minatoret, pasi nga amortizimi i tepërt i minierës së Bulqizës rrezikohet jeta e tyre.

Vetë minatorët janë shprehur se nëse do të tentohet nxjerrja me forcë e tyre, ata do të hapin tubacionet, veprim i cili rrezikon jetët e tyre.

Greva vazhdon, ACR: Gati të plotësojmë kerkesat

Kompania konçesionare ACR përsëriti sot gatishmërinë e saj për të plotësuar të gjitha kërkesat e minatorëve në mënyrë që të rifillojë menjëherë punë në minierë dhe të kthehet normaliteti.

Në një komunikim për shtyp, administratori Giga Bedineishvilli tha se kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla po pengon nënshkrimin e marrëveshjes mes kompanisë dhe minatorëve.

Më heret, Komisioni i Grevës në një mbledhje ka vendosur vazhdimin e grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës.

Kreu i Konfederatës, Kol Nikolli tha se do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e minatorëve, duke shtuar, se minatorët nuk tërhiqen në asnjë nga kërkesate tyre. Minatorët shprehën gadishmërinë e tyre për të firmosur një aktmarrëveshje, duke ftuar përfaqësuesin e ACR-së në Bulqizë.

Sipas tyre, gjendja e minatorëve grevistë është mjaft e rënduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›