E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Jahjaga Progresi po e shnderron Kosoven ne faktor integrimi e bashkepunimi

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, shfrytëzoi një takim me presidenten e Republikës së Kosovës, Ahtifete Jahjaga, për t’i përgëzuar autoritetet e kosovare mbi vendosmërinë që po shfaqin për zbatimin e ligjit dhe të rendit kushtetues në të gjithë territorin e vendit.

Takimi u zhvillua në rezidencën qeveritare në qytetin e Vlorës, ku ajo po kalon disa ditë pushimesh.

Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen presidentes Jahjaga, Berisha shprehu kënaqësinë që po takohej me të.

Kryeministri vlerësoi rolin që presidentja Jahjaga ka luajtur e po luan në rritjen dhe konsolidimin e Republikës së Kosovës si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan.

Berisha theksoi se progresi i gjithanshëm i Kosovës, funksionimi i shtetit ligjor dhe institucional kanë bërë që Kosova gjithnjë e më shumë të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm bashkëpunimi, mirëkuptimi e integrimi rajonal.

Gjithashtu, Kryeministri vlerësoi vendosmërinë e autoriteteve të qeverisë së Kosovës për zbatimin e ligjit dhe të rendit kushtetues në të gjithë territorin e saj.

Nga ana e saj, presidentja Jahjaga shprehu kënaqësinë e saj për këtë takim dhe e falënderoi kryeministrin Berisha për të gjithë mbështetjen që ai i ka dhënë dhe i jep Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, u diskutua gjerësisht mbi bashkëpunimin politik dhe në të gjithë fushat midis Shqipërisë dhe Kosovës, për përpjekjen e përbashkët në njohjen e mëtejshme dhe konsolidimin e pozicionit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›