Përmbaruesi nxjerr nga godina 16 familje, banorët përleshen me policinë private

TIRANË-Një situatë e dhunshme është zhvilluar sot në mesditë në zonën e Tiranës së Re pasi Përmbaruesi tentoi të nxjerrë jashtë një godine disa familje. Rreth 16 familje janë konfliktuar me policinë private dhe përmbaruesin pasi nuk pranuan të lirojnë godinën që e pretendon një familje se e gëzon me dokumenta origjinale.
"News 24" mëson se janë 16 familje që banojnë në një objekt tek rruga “Margarita Tutulani”, pranë shkollës ‘Petro Nini Luarasi” janë kundra një personi që pretendon se ka dokumenta mbi objektin që prej vitesh jetojnë dhjetra persona.
Siopas banorëve që po nxirren jashtë nga objekti, pronari që pretendon të marrë godinën, ka falsifikuar dokumentat sepse sipas tyre, është person me pushtet.
Banorët shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë përmbaruesin t’i nxjerrë nga banesat ku ata thonë se jetojnë prej vitesh.
"News 24" mëson se brenda apartamenteve të godinës janë ngujuar familjarë me fëmijë të mitur, disa prej tyre, nën 1 vjeç.
Banorët thnë se nga konflikti me policinë private 2 persona janë dërguar në spital, pasi kanë humbur ndjenjat.
Sipas familjeve, policia private shkeli cdo normë të të drejtave të njeriut, ndërsa policia shtetërore qëndroi indiferente përballë kësaj situate.
Deputetë të Partisë Socialiste si Sajmir Tahiri, Shegushe Ligori etj, kanë debatuar me policinë mbi ngjarjen.
“Jemi këtu 5 deputetë, jepni llogari çfarë po u bëni banorëve”, iu drejtua Tahiri, zëvëndësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Tahiri dhe Breçani kanë debatuar ashpër mes tyre.
PRONARI
“E kam blerë pronën me flori në vitin 1947”, u shpreh personi që pretendon se është pronar i godinës. Duke tundur dokumentat, ai thotë se godina i përket familjes së tij”, mëson News24.
BANORET
“Prej 80 vitesh banojmë në këtë godinë dhe i bëjmë të ditur opinionin publik se godina është ndërtuar nga italianët. Marinarë italianë e kanë ndërtuar godinën për funksione të italianëve, pasi u larguan u vendosën familjet tona. Deri para pak vitesh nuk e dinim që kjo godinë paska një pronar. Zotëria që pretendon të marrë banesat tona ka qenë funksionar në Gjykatën e Lartë dhe ka pasur mundësinë të manipulojë dokumenta në interes të tij”, thanë banorët për News24.
ME FOSHNJE NGUJIM NË GODINË
Ashtu sic vërehet nga fotoja, është një banore e godinës 3-katëshe nga personat, që ka kërkuar të hynte brenda sepse kishte foshnjen në apartament dhe policia private nuk po e lejonte. Ka qenë një moment i tensionuar, derisa gruaja hyri brenda në apartament për t’u bashkuar me foshnjën disa muajsh. Gruaja vendosi të mos dalë më jashtë godinës.
Lidhje te tjera FOTO: Foto nga përleshja