Përmbyset boti, vdes drejtuesi

Ngjarja u regjistrua në Fushë Krujë, kur shtetasi Spiro Kumaraku, 64-vjeç nga Ura Vajgurore, ka humbur jetën pasi autoboti të cilin drejtonte, u përmbys.
Mjeti doli nga rruga në vendin e quajtur Ura e Gjolës, teksa u rrokullis disa herë, duke u shkatërruar plotësisht. Drejtuesi i mjetit ishte nisur nga Fieri në drejtim të Kosovës. Paraprakisht thuhet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lodhja dhe përgjumja e drejtuesit. Nga aksidenti, ky aks rrugor u bllokua për disa orë. /Start/
2012-06-12 08:35