E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset me armë një shtetas, arrestohet autori

Policia lokale bëri me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeu”, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Aleksandër K, 30-vjeç, banues në fshatin Bardhaj.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e qytetit verior. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore, të cilët janë vënë në ndjekje të autorit, duke e rrethuar atë, në një vend të izoluar pak metra larg vendngjarjes.

Në pranga përfundoi Nikollë Mrapshtija, 23-vjeç, lindur në fshatin Bajzë, Komuna Kastrat të rrethit Malësi e Madhe. Gjithashtu, policia sekuestroi edhe armën e krimit tip automatik model 56, me një krehër me 11 copë fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 U kryen veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Nikollë Mrapshtija, iu kaluan, për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtjes pa leje”. /Start/

                                                                                             2012-06-12 09:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›