Përmbyset varka me tre vetë, njëri dyshohet i mbytur
FIER- Një i ri nga një fshat i Fierit dyshohet se mund të jetë mbytur në ujërat e Semanit. Sipas burimeve të policisë, kanë qenë tre shokë që kanë dalë me një varkë në det, por dallgët e mëdha e kanë përmbysur mjetin lundrues.
Pas përmbysjes dy vetë kanë dalë, ndërkohë që nuk ka dalë më në breg 20-vjeçari Anesti Allkaj.
Shokët kanë dhënë alarmin dhe në vend ka mbërritur edhe policia.
Aktualisht po punohet për gjetjen e trupit të të riut, i cili deri tani konsiderohet i mbytur.