Përmbyset zetori, vdesin motër e vëlla
30/06/2010 Po udhëtonin me gjyshin e tyre, fëmijët e moshës 8 dhe 10 vjeç
I ati i fëmijëve ishte në emigracion, i mbante në shtëpi gjyshi
SHKODER- Dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e përmbysjes së mjetit në të cilën ndodheshin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në fshatin Sheldi të komunës Gur i Zi, të rrethit Shkodër. Sipas burimeve policore, mesditën e djeshme është marrë informacioni për një aksident të rëndë në fshatin Sheldi. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat konstatuan se aksidenti kishte shkaktuar plagosjen rënë të dy fëmijëve, Denis T. 8 vjeç dhe Kledisa T. 10 vjeçe, motër e vëlla. Fëmijët janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, por ndërhyrja e mjekëve nuk ka arritur t’i mbajë në jetë për shkak të plagëve tejet të rënda dhe sasisë së madhe të gjakut që kishin humbur. Nga të dhënat e marra në vendngjarje, dy fëmijët po udhëtonin me gjyshin e tyre 68-vjeçar Kel T. në një zetor. Në një moment zetori është përmbysur dhe ka përplasur rëndë dy fëmijët e vegjël, ndërkohë që gjyshi i tyre ka shpëtuar me vetëm disa gërvishtje. Sipas dëshmive të banorëve, mendohet se zetori është përmbysur nga përplasja me ndonjë pjesë shkëmbore që ka rënë papritmas në rrugë, pasi nuk kishte asnjë arsye tjetër. Për më tepër banorët dhe të afërmit e viktimave shprehen se i moshuari e njihte mirë mjetin me të cilin udhëtonte, pasi e bënte prej vitesh këtë rrugë, së bashku me nipin e mbesën, pasi shkonin për të marrë sanë në tokën e tyre vetëm pak kilometra larg shtëpisë së tyre. Ndërkohë ata pohojnë se dy fëmijët e kishin të atin në emigracion dhe ishte kryesisht nën shoqërinë e gjyshit që i donte dhe e donin aq shumë. V. Abdyli