E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbyten qindra shtepi te Bregu i Lumit

Shtepi te shumta pergjate Bregut te Lumit ne periferi te Tiranes jane permbytur si pasoje e vershimit te ujerave nga reshjet e dendura qe rane te te gdhire te dites se shtune, ndersa banoret e tyre nuk kane ku te qendrojne.

Permbytjet kane prekur vecanerisht banesat qe jane ndertuar prane shtratit te Lumit, ne zonen e Babrroit, por edhe ne Paskuqan. Sipas banoreve vershimi i ujit ka ndodhur ne oret e para te mengjesit.

Kjo grua shprehet se permbytja ka ndodhur brenda pak minutash dhe nuk kane patur asnje mundesi te shpetojne orendite, por ndjehen me fat qe shpetuan femijet.

Nga vershimi i lumit pervecse shtepite jane bere te pabanueshme, me uje dhe balte, por disave rryma u ka boshatisur banesat.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›