Trajnim i pervitshem i punonjesve te administrates

Rreth 200 punonjes te administrates publike do te trajnohen cdo vit nga shkolla rajonale e administrates publike, pas nje marreveshjeje te nenshkruar ne Podgorice nga zevendesministri Gent Strazimiri.
Marrëveshja e Themelimit të Shkollës Rajonale të Administratës Publike është nënshkruar nga Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.
Kjo shkollë është një iniciativë e Përbashkët e Bashkimit Evropian dhe OECD-së, financuar kryesisht nga BE. Zevendesministri i brendshem pohoi se marreveshja eshte shembull bashkepunimi.
Sipas Strazimirit qeveria eshte e angazhuar te respektoje dhe te kontribuoje mbi kete marreveshje e cila siguron trajnime ne grupe te perziera te punonjsve te sherbimit publik, si dhe nepermjet skemave te levizjes duke ju dhene mundesi punonjesve te perfitojne eksperienca ne vende te ndryshme.