E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përmbytet Londra, uji hyn në spitale

Një situatë e rënduar është paraqitur në Londër në 24 orët e fundit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë sjellë përmbytje në disa zona të kryeqytetit britanik.

Dhjetëra rrugë, stacione treni, shtëpi dhe madje spitale janë përfshirë nga ujë.

Spitalet në lindje të Londrës iu kanë bërë thirrje pacientëve të tyre të mos përdorin urgjencën e tyre të përmbytur, por të kërkojnë ndihmë në spitalet e tjera të qytetit.

Zjarrfikësit kanë marrë më shumë se 300 telefonata për ndihmë, ndërkohë që qindra makina janë bllokuar duke shkaktuar kaos dhe në rrugë./A2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›