E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ushtria izraelite sulmon dy lokacione ushtarake në Gaza

Avionët luftarakë izraelitë të dielën vonë kanë goditur dy lokacione ushtarake që u takonin grupeve të rezistencës palestineze në Gaza.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan një vend në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës dhe një tjetër në Gazën veriore.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza nuk ka raportuar ndonjë viktimë deri më tani.

Herët të dielën, Izraeli vendosi të ulë zonën e peshkimit për peshkatarët palestinezë në Gaza nga 12 milje detare në 6 milje detare si përgjigje të asaj që tha se ishte nisja e “balonave me zjarr” në zonat kufitare të Izraelit me Gazën që shkaktoi zjarre në tre vende, bëri të ditur e përditshmja izraelite “Yedioth Ahronoth”./AA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›