E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përmbytet miniera e qymyrit në Kinë, bllokohen 21 persona

Në provincën Shansi në veri të Kinës 21 persona kanë mbetur të bllokuar si pasojë e përmbytjes së galerive të minierës së qymyrit që ka funksionuar ilegalisht në qytetin Xiaoyi.

Në deklaratën e pushtetit vendor, thuhet se uji në minierën ku u mbyllën daljet për shkak të përmbytjes, nisi të evakuohej me pompa ndërsa 21 persona mbetën të bllokuar.

Policia arrestoi 6 persona të cilët u konstatuan se ishin përgjegjës për operacionin e paligjshëm.

Kina ka forcuar kontrollet e saj në vitet e fundit për të luftuar ndërmarrjet ilegale të qymyrit, ku në të kaluarën kanë ndodhur shumë aksidente dhe vdekje. Megjithatë, raportohet se aktiviteti i jashtëligjshëm i minierave është rritur këtë dimër për shkak të rritjes së çmimeve globale të qymyrit dhe si pasojë e mungesës së furnizimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›