E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lac kapen 23 kg heroine cilesohet mbajtje dhe jo trak

Hetimi Krimet e Renda delegojne dosjen e rrezuar

Nje nga sasite rekord te sekuestrimit te lendeve narkotike ne territorin e Shqiperise eshte cilesuar nga prokuroria vetem si mbajtje dhe jo trafik. Hamit Doci u arrestua disa muaj me pare dhe me pas u lirua nga gjykata me arsyetimin se sasia prej 23 kilograme heroine qe mbante ne shtepi nuk ishte e destinuar te trafikohej jashte Shqiperise. Dosja u hetua nga Prokuroria e Krimeve te Renda e cila ka vendosur disa dite me pare qe kjo dosje te hetohet nga Prokuroria e Mamurrasit me akuzen e prodhimit dhe mbajtjes se lendeve narkotike. Hetuesit e ceshtjes pohojne se veprimet policore per kete ceshtje kane qene te nxituara. Uniformat blu duhet te prisnin momentin kur sasia ishte e destinuar te trafikohej dhe jo ta sekuestronin ne apartament dhe te vinin ne pranga pronarin e apartamentit. Me pasi rezultoi qe shtetasi Hamit Doci nuk kishte dijeni per lenden narkotike pasi ate e kishte sjelle i biri i cili eshte vene nen akuze. Transferimi i dosjes eshte kryer pasi Prokuroria e Krimeve te Renda shpeshhere eshte rrezuar ne gjykate ne lidhje me dosjet e trafikut te droges dhe te shperndarjes se tij. Me gjithe luften ndaj ketij fenomeni prokuroria e ka te pamundur tu jape denimin e merituar trafikanteve. Kjo ndodh sepse shpeshhere gjykata i ndryshon vendimet duke kualifikuar veprat penale nga trafik te lendeve narkotike ne prodhim dhe shitje te lendeve narkotike. Ne shume raste trafikantet kane dale pa u lagur dhe jane denuar ne minimumin qe parashikohet ne Kodin Penal. Ne raportet perkatese te cilat i jane referuar edhe zyres se Prokurorit te Pergjithshem jane analizuar te gjitha vendimet qe jane prishur per kete veper penale. Gjykatat e te gjitha niveleve kane prishur disa dosje penale me te pandehur qe akuzoheshin per lsquotrafik te narkotikeve te parashikuar nga neni 283/a. Sasite e lendeve narkotiket te kapura gjate transportit nga njeri qytet ne tjetrin jane konsideruar nga gjykata si prodhim dhe shitje te kesaj lende dhe jo si trafik - thane burimet nga akuza qendrore te cilat saktesojne se te gjitha vendimet qe jane prishur nga gjykata jane analizuar dhe ka rezultuar se gjykata e interpreton ligjin ndryshe nga prokuroria duke sjelle edhe lirimin e disa trafikanteve. Prokuroria thote se termi trafikim interpretohet ndryshe nga gjykatat te cilat nuk e quajne si trafikim dergimin e nje sasie droge nga njeri vend ne tjetrin brenda territorit te Shqiperise apo sekuestrimin e lendes narkotike ne banese megjithese ajo eshte ne nje sasi te konsiderueshme. Prokuroria pretendon se trafikimi i narkotikeve nuk eshte vetem jashte territorit por edhe brenda tij. Akuza qendrore mendon se kjo dispozite e Kodit Penal duhet te specifikohet pra te ndryshohet dhe te parashikohen te gjitha rastet e trafikut. Burimet nga akuza deklarojne se jane analizuar disa dosje te tilla. Ne nje rast nje person u arrestua me disa kilograme heroine ne aksin rrugor Lushnje-Rrogozhine. Ne pranga rane disa persona perfshire edhe te pandehur VIP. Dosja ishte kopsitur nga Krimet e Renda dhe gjate vleresimit te masave te sigurise akuza qe rendonte ndaj te pandehurve u ndryshua nga trafik ne prodhim dhe shitje te lendeve narkotike dhe si rrjedhoje edhe denimi i tyre perfundimtar mund te jete disa here me i vogel. Dosja u transferua ne akuzen e Lushnjes. Burime nga Prokuroria e Pergjithshme thane se te tilla dosje jane me dhjetera ne Prokurorine e Krimeve te Renda e cila kohet e fundit po e fokuson punen ne parandalimin e ketij trafiku shqetesues per shtetin shqiptar pasi shpeshhere eshte bere objekt kritikash nga nderkombetaret si rruge e kalimit te trafiqeve te paligjshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›