E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytja, ndihmë nga komuniteti musliman dhe studentët e UT

Nje shume prej dhjete mije eurosh, ka dhuruar komuniteti musliman ne ndihme te familjeve te demtuara nga permbytjet ne veri te vendit. Drejtuesit e ketij komuniteti thone, se mbledhja e ndihmave do te vazhdoje edhe ne ditet ne vijim, por nuk do te jene vetem monetare, por edhe ndihma ne ushqime dhe veshmbathje.

"Komunteti musliman i Shqiperise ka dhuruar nje ndihme prej
dhjete mije eurosh, te cilat jane akorduar ne nje llogari te hapur
posacerisht per kete ceshtje nga shtabi i emergjences apo qeveria dhe
pervec 10 mije eurosh si ndihme monetare, komuniteti do te vazhdoje dhe
me ndihma te tjera sepse kemi bere nje sensibilizim te gjithe
fondacioneve dhe shoqatave islame qe gjenden ne Shqiperi", ben te ditur
Dori Demetja, zedhenes i komunitetit musliman.

Por, edhe
studentet e universitetit te Tiranes, kane filluar te mbledhin ndihma,
per banoret e prekur nga permbytjet. Ushqime, rroba, dhe ndihma
monetare, kane filluar te mlbidhen nga studentet e fakultetit Ekonomik.

"U
be nje sensibilizim shume i mire i te gjithe studenteve dhe pedagogeve,
dhe kjo u duk qe ne diten e pare. Pame qe shume nga studentet ishin te
gatshem per te kontribuar per familjet shkodrane qe jane prekur nga kjo
permbytje", tha Xheni Duni, presidente e SIFE. Ndihma ne veshmbathje,
ushqime, kane ofruar bashkite dhe komunat demokrate, per familjaret qe
kane humbur gjithshka nga permbytjet ne veri te vendit.

Edlira
Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›