E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me banorët e evakuuar. Deputetë të PS mbështesin banorët

Kryeministri Sali Berisha ka takuar paraditen e se merkures banoret e evakuuar nga zonat e permbytura te cilet jane strehuar ne nje nga hotelet ne Shkoder. Kreu i qeverise i eshte drejtuar banoreve me premtimin se qeveria do te demshperbleje cdo familje te demtuar dhe se projektet e medha do te nisin per kapercimin e kesaj situate por dhe qe ajo te mos perseritet me.

"Shpresoj qe sa me shpejt te evakuohen ujerat, dhe ne do bejme cdo gje
qe te evakuohet sa me shpejt, dhe kemi marr ekspertet me te mire te
Italise, kane ardhur dhe jane ketu per te na ndihmuar ne pikepamjet se
cila nderhyrjet jane me efikase per te pershpejtuar terheqjen e ujerave.
Sot kemi filluar me drag thellimin e derdhjes se Bunes, qe eshte
lartesuar dhe do vije dhe nje drag tjeter qe po punojne per ta
thelluar", tha  Berisha.

Zonat e permbytura te Shkodres jane vizituar dhe nga deputet socialiste
te qarkut te Tiranes, Kukesit, Gjirokastres dhe Shkodres. Komuna Obot ka
qene ndalesa e pare e socialisteve. Ata kane pare nga afer situaten dhe
u kane premtuar banoreve te zones se do te jene cdo dite aty deri sa
kjo katastrofe te marre fund. Deputetja Arta Dade e mbeshtetur dhe nga
koleget e saj socialiste tha se banoreve te zonave te permbytura duhet
tu vijne ne ndihme te gjitha strukturat e qeverise, pasi ishte kjo e
fundit e cila shkaktoi kete katastrofe si pasoje e keqmenaxhimit.

"Familjet e lena ne meshire te fatit nuk mund ti kthejne syte nga zoti,
po sigurisht ata duhet te qeverisen dhe te menaxhohet kjo situate nga ai
qe e ka shkaktuar kete krize, dhe sigurisht kjo krize ka nje emer,
emrin e Sali Berishes", tha Dade.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›