E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e qeverisë në Shkodër, Berisha: Moti, shkaktar kryesor

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se vetem moti eshte shkaktari kryesor i prmbytjeve ne zonat veriore dhe se menaxhimi qe iu be digave evitoi katastrofen njerezore. Shefi i qeverise e beri kete deklarate ne mbledhjen e kabineti e cila u zhvillua ne nje ambient te improvizuar ne zyren e prefektit te Shkodres.

"Rreshjet e papara dhe shkrirja ne janar ne 24 ore e debores se te
gjithe masivit te alpeve krijoi nje situate te paprecedente. Duhet ta
kete te qarte cdo qytetar qe ky ka qene rasti i pare ne historine e
ketij vendi, qe qe shi i ujerave eshte bere me paralajmerim te plote, ne
perputhje me ligjin dhe moralin te autoriteteve vendore. Ata te cilet
klithin pse nuk u leshua Fierza. Fierza u mbajt, ua them une atyre.
Ditet e fundit te nentotir, sepse pikerisht sepse nje permbytje e
menjehershme mund te ishte katastrofale per jetet e njerezve. Dhe ata qe
i menaxhuan digat e plota, i menaxhuar me perkushtimin me te madh", tha
kryeministri Sali Berisha.

Kryeministri Berisha e cilsoi si te kompletuar fazen e pare te
emergjences, e cila sipas tij u prmbyll pa humbje ne jete njerzish
ndersa tashme sfida e radhes eshte rehabilitimi i zonave te dmtuara.
Kryeministri Berisha shtoi ne fund se tani, qeveria do te fokusohet ne
prforcimin e argjinaturave ne zonat e prmbytura ndersa krkoi nje
hartim te nje projekti te ri urbanistik me qellim qe te mos lejohet me
ndertimi i banesave ne zonat problematike.

Bledian Koka

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›