Permbytja rriten cmimet e ushqimeve
Niveli i ujit ne rritje e siper per shkak te reshjeve e bllokimit te kanalizimeve ka nderlikuar gjithmone e me teper jeten e banoreve. Nje pjese e madhe e tyre kerkojne te largohen nga shtepite e tyre ne lagjet e permbytura te Shkodres ndersa te tjere kerkojne ndihme ne ushqime e uje te pijshem. Frika se vala e permbytjeve do te mbuloje dhe pjesen tjeter te Shkodres ka detyruar qytetaret e tjere ende te paprekur qe
te marrin masa. Te perfshire nga paniku pasi shohin se cpo perjetojne fqinjet e tyre pak metra larg ata kane nisur te sigurojne se pari nevojat ushqimore. Qytetare te shumte kane rendur per te blere ushqimet baze ne rast perkeqesimi te situates. Miell vaj oriz sheqer makarona e uje te ambalazhuar kane qene blerjet ne mase te diteve te fundit. Kjo situate e pazakonte blerjesh ka bere qe tregtaret te rrisin me nga 10 leke cmimin e ketyre produkteve ashtu si nje dite me pare bene me cmimin e miellit tregtaret e shumices.
Gjate dites se djeshme kryesisht ne oret e mbremjes niveli i ujit eshte rritur me disa centimetra duke u zgjeruar ne brendesi te qytetit. Deri pasditen e se shtunes rreth 2200 familje jane shperngulur nga pallatet apo shtepite private te qytetit ku uji u ka mbuluar katet e para. Ne keto zona ka qene teper e veshtire ose e pamundur te levizej me automjete te tjera vec kamioneve te larte si dhe varkat e vete qytetareve. Lagjet problematike ne qytetin e Shkodres jane ato ne Xhabije Tophane Udhakryq Kiras Livadhe etj. Pergjate se shtunes ne pika te ndryshme te lagjeve te qytetit kamionet e ushtrise kane furnizuar banoret e izoluar me buke e uje te pijshem apo pako te tjetra me ushqime. Sipas burimeve prane Shtabit te Emergjencave te Bashkise Shkoder vetem gjate dites se djeshme jane shperndare rreth 5 mije buke si dhe 6 tone uje. Shperndarja e tyre eshte bere deri ne vende te caktuara me kamione te ushtrise nga ku me pas me ane te varkave te ndryshme eshte shperndare buka jo vetem ne banesat e largeta ku kamionet e kane pasur te pamundur te levizin per shkak te nivelit te larte te ujit por edhe ne pallatet e lagjeve hyrese te qytetit te Shkodres. Ne keto zona varkat kane qene te detyruara te perdoren pasi me to eshte bere e mundur qe te shkohet ne cdo hyrje pallati ku lartesia e ujit i kalonte 70 cm. Kjo ka bere qe disa pronare lundrash te rrisin cmimin e transportit nga dita ne dite. Nga 100 leke qe ka qene cmimi per person diten e pare te permbytjes ne qytetin e Shkodres dje cmimi per te udhetuar ne varke ka arritur deri ne 500 leke e ne disa raste edhe me shume. Rritja e cmimit ka ardhur per shkak te nevojes se familjeve per te levizur per probleme te ndryshme pasi u bene me shume se 3 dite qe jane bllokuar ne pallate. Ne lidhje me kete fakt kryeministri Berisha ka pohuar se ndaj personave te tille duhet te nderhyhet urgjent dhe te merren masa qe fenomene te tilla kur tjetri eshte ne hall nuk duhet te ndodhin. Nderkohe qe ne lidhje me levizjen e qytetareve te Shkodres ne zonat e izoluara Berisha deklaroi se eshte e domosdoshme te organizohet nje sistem taksie per aq sa mund te funksionoje me makinat e ushtrise. Ato nuk mund te jene kurre eficiente sa do te ishin autobuset por prape se prape ato te funksionojne ne zonat e permbytura te qytetit per tiu pergjigjur disa nevojave me minimale te qytetareve kur ata te kene nevoje te levizin per nje problem apo tjeter u shpreh kryeministri. Forcat e Armatosura kane vene ne dispozicion mbi 100 mjete por nje pjese e madhe e tyre po angazhohen ne operacionet e evakuim-shpetimit te banoreve. Pritet qe ky propozim i kreut te qeverise te vihet ne zbatim ne ditet e ardhshme por qe nga banoret shikohen si variante te shpejta te zgjidhjes se problemit te levizjes mjetet e lundrimit pavaresisht cmimeve te larta qe ofrojne.
Te dhenat e demeve
Siperfaqja e tokes se permbytur rezulton 13 950 ha
Te rrethuara nga uji gjenden 4597 shtepi
Te permbytura 2561 shtepi
Te evakuuar gjithsej 2623 familje me 11023 persona
Bashkia Shkoder 562 familje 2175 persona
Komuna Ana e Malit 53 familje 240 persona
Komuna Dajc 330 familje 1550 persona
Komuna Berdice 768 familje 3306 persona
Komuna Bushat 500 familje 2000 persona
Komuna Gur i Zi 320 familje 1300 persona
Komuna Velipoje 70 familje 350 persona
Komuna Rrethina 20 familje 102 persona
SHKODER/ RITVAN DIBRA