I ngujuar nga uji ne pallatin e Xhabijes
Quhet Agim Sokoli eshte 52 vjec me profesion tregtar i vogel ne nje nga dyqanet e shumta qe ndodhen ne rrugen kryesore dalese te qytetit. Prej tri ditesh Agimi qendron i ngujuar ne shtepine e tij ne katin e katert te nje pallati te lagjes me te demtuar nga permbytja. E takuam teksa po hipte ne nje lunder per te shkuar ne shtepi. Ja si e shpjegon ai per gazeten Panorama jeten i mbyllur brenda pallatit te tij. Dhe jo se ka vrare njeri por sepse uji poshte pallatit ku ai jeton e kalon 1 meter.
A mund te na thoni se prej sa ditesh qendroni ne banese
Sot eshte dita e trete qe une nuk kam dale fare nga shtepia. Kjo situate
ndodhi qe diten e enjte. Sapo u ngrita nga gjumi ne oren 05.00 per te dale ne dyqan zbres poshte ne katin e pare dhe nuk u besova syve. Uji kishte arritur ne nivelin mbi 1 meter ne hyrje. U ngjita lart mora nje pale cizme dhe thashe qe po kaloj pa u lagur por ishte e kote. Uji me kaloi mbi cizme dhe u laga se u laga. Dola para pallatit per te shkuar ne dyqan por uji kishte vershuar ne rrugen kryesore dhe ne fund te kryqezimit te pallateve saqe ishte e pamundur te kaloje ne kembe. U ngjita lart i zgjova te gjithe nga gjumi dhe u tregova se cfare kishte ndodhur. Pasi u zbardh mire dita mora ne telefon nje shokun tim me fuoristrade dhe i largova gruan e femijet tek vjehrri ne lagjen Rus. Ne dreke u ktheva ne shtepi por degjova se uji ne mbremje do te rritej edhe me. Atehere u ngjita lart mora ne telefon gruan dhe i thashe se une po rri ne shpi e ti rri atje se edhe femijet duan te shkojne ne shkolle.
Qe nga e enjtja mbrema sa here keni dale nga shtepia
Diten e premte uji ishte rritur edhe me 20 cm me shume ne hyrje. Ne dyqan sbehej fjale te shkoja. izmet nuk e perballonin lartesine e ujit. I thashe nje shoku qe te me gjeje nje pale cizme te gjata nga ato te gjuetareve qe vine deri ne gjoks te benin sa te benin pasi njeriu ka nevoje te dale nga shtepia por nuk kishte ne treg fare. Kishin mbaruar. Ne fillim dola e pashe qe njerezit leviznin me varka madje nje pjese e merrnin si loje hipa edhe une se nuk kisha rruge tjeter. Ne fund te rruges pas 200 metrash i zoti i varkes me tha Shok leket e rruges. U detyrova te paguaj 200 leke nuk kisha cte beja une isha nevojtari e jo ai. Pasi kreva ca pune takova gruan e femijet e u nisa prape per ne shtepi se thashe te vjehrri jane ngushte e une burre po rri ne shtepi. Kerkoj varke te shkoj deri te hyrja e pallatit kur me thone qe pasdreke rruga eshte bere 500 leke. I them fare ka ndodhur Me thone se eshte rritur karburanti...
Qe nga mbremja e se premtes nuk dola me. Ushqim per disa dite kisha keshtu qe nuk po rri duke levizur se po me del me shtrenjte.
A mund ta dime se si po i kaloni oret ne pallat i vetem e pa dale ne qytet
Ne fakt po me duket vetja si i ngujuar sic eshte bere zakon me thene kendej nga ne per ata persona qe kane probleme gjakmarrjeje e nuk munden me dale jashte. Pa drita pa uje pa karikuar celularin pa televizor pa gazeta. Dritat i kane stakuar se ne kabina ka hyre 1 meter uje e nga frika se mos ngel kush ne korrent i kane ndaluar. Por kur nuk kemi drita ne nuk kemi as uje. Ne mengjes cohem kur me del gjumi pa ndonje rregull te vecante. Me pak uje qe na ka mbetur ne disa kova plastike laj faqet dhe leviz kot neper shtepi se nuk di njeriu se cfare te beje. Dal ne ballkon kur nuk ka shi rri e shoh kot ndonje person qe njoh e mundohem me e shty kot diten. Gatuaj gjera te thjeshta me gaz shyqyr qe nuk ka qene ne fund bombula e pastaj shtrihem te fle. Me gruan e femijet flas shkurt ne telefon se kam frike se me mbarohet bateria e celularit. Kam qysh te premten pasdreke qe nuk e kam karikuar keshtu qe i kam vene rregull vetes qe 3 here ne dite flas me familjen ne telefon. Te tjereve u flas shume shkurt se me duhet bateria. Kam filluar te kerkoj tek disa sende ne hedhura neper sirtare dhe kam gjetur nje radio qe kemi pasur para disa vitesh me bateri. Fatmiresisht punonte. Degjoj vetem muzike. Nuk kam me qejf fare te degjoj lajmet se kur shoh poshte pallatit se cfare eshte e imagjinoj se si eshte bere Nenshkodra. Keshtu qe sa te ligeshtohem kot me mire nuk po i fus zor vetes me teper.
Ka banore te tjere ne pallatin tuaj
Ne pallat jane edhe disa fqinje te mi te cilet edhe ata kane nga nje mashkull ne shtepi keshtu qe i jemi rikthyer tradites se plazhit duke luajtur me letra. Kuptohet gjate paradites se kur erresohet shkojme neper shtepi se nuk dua te harxhojme baterite e ndricuesve. Ishalla kjo pune kalon shpejt e nuk po rrime gjate. Me kete rast po bej edhe pak pushim se kam 15 vite qe merrem me tregti e nuk kam pushuar nje dite. Tamahi per punen thuhet ne nje shprehje te vjeter shkodrane per nje person qe nuk pushon nje here e qe e ka mendjen vetem tek puna. Pushim i detyruar.
Berisha Te evakuuarit ne Kovalishencen e ushtrise e policise
Kryeministri Berisha kerkoi marrjen e disa masave te menjehershme per lehtesimin e situates ne zonen e Shkodres. Ne mbledhjen e Shtabit te Emergjences kryeministri kerkoi qe nje pjese e banoreve te evakuuar te dergohen ne Kovalishencen e Ministrise se Mbrojtjes dhe te Brendshme. Sipas tij aty ndodhen dhe kushtet me normale per funksionimin e jetes se ketyre banoreve. Per te qene sa me shpejt afer nevojave te banoreve kreu i Ekzekutivit kerkoi shtimin e numrave te telefonit permes te cilave qytetaret por dhe mediat te kerkojne ndihmen per problematikat qe dalin. Kryeministri kerkoi gjithashtu perdorimin me eficence dhe te linjes hekurudhore permes se ciles do te mund te kryhen dergesat e mallrave qe Shkodra dhe zonat perreth kane nevoje ne kushtet kur rruga automobilistike mbetet e bllokuar. Treni funksion mire. shte e domosdoshme qe te perparesohet transporti me tren qofte tu jepet perparesi firmave private te cilat duan te sjellin mallrat ne Shkoder. Duhet te bejme nje kujdes te vecante per linjen hekurudhore pasi rruga automobilistike me ngushtimin qe krijon nuk eshte shume inkurajuese per transporte intensive sic e ka pasur qyteti u shpreh Berisha. Kryeministri kerkoi vendosjen e nje sistemi taksie me mjetet e ushtrise per nevojat qe kane qytetaret ndersa sipas tij rezervat ushqimore duhet te vendosen sa me afer banoreve ne nevoje. Ndaj Rezervat e Shtetit duhet urgjentisht te kene qendren e percaktuar per qytetin dhe dy komunat ngjitur Guri i Zi dhe Ana e Malit qe depot ushqimore e gjithcka tjeter u duhet te jene gjithnje e me afer u shpreh Berisha.
SHKODER/ RITVAN DIBRA