Arratisja lirohen zyrtaret e 313-es
Pak ore pasi ka marre dosjen ne dorezim prokurori Arben Nelaj ka urdheruar lirimin e menjehershem nga arrestimi per shtetasit Kamber Hoxha pergjegjes i sigurise se Burgut 313 dhe Eqerem Disha specialisti i regjimit te brendshem. Burime te prokurorise nuk kane pranuar te komentojne dje urdhrin per lirimin e dy ish-zyrtareve te Burgut 313 te arrestuar ne flagrance sic deklaroi policia pas arratisjes se Ajet Markut kater dite me pare. Prokuroria mesohet se ka pasur rezerva per arrestimin ne flagrance te zyrtareve e me tej edhe per
mbajtjen e tyre ne izolim duke qene se te dy personat sipas akuzes nuk paraqesin rrezikshmeri shoqerore per tu larguar apo per te demtuar hetimin. Ministria e Drejtesise dhe SHKB e Burgjeve i akuzoi dy ish-zyrtaret e burgut per mungese te theksuar te masave te sigurise ne burg si dhe per reagim te dobet gjate arratisjes se 20-vjecarit ku policet e armatosur nuk arriten te ndalojne te burgosurin e paarmatosur.
Skandali
Ministria e Drejtesise dhe Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve njoftuan arrestimin e dy zyrtareve te paraburgimit 313 dhe fillimin e ndjekjes penale per kater police te burgut nje dite pas ngjarjes se rende te ndodhur ne kete institucion. Ajet Marku 20 vjec i arrestuar me 17 shtator 2010 per tentativen e grabitjes se nje banke ne bulevardin Zogu I ne Tirane u arratis nga burgu ndoshta me lehte sesa mund ta kishte menduar edhe vete ai. Nje polic i vetem ruante tete veta te paraburgosur qe po luanin futboll ne ambientet e ajrimit te burgut. Ne kete kohe Ajet Marku shfrytezon momentin e shperqendrimit te policit roje dhe ngjitet ne murin rrethues. Nje mur rreth 3 metra i larte paska i shembur ne krye te tij i cili ndryshe nga sa parashikon rregullorja ne pjesen e siperme nuk kishte veshje telash me gjemba apo strukture metalike. Polici roje rend pas 20-vjecarit e kap ate nga kemba por arrin te terheqe vetem njeren atlete te tij. Ajet Marku gjendet brenda pak castesh ne pjesen e siperme te murit dhe nderkohe qe nje prej policeve qellonte me arme ne ajer 20-vjecari hidhet ne catine e Sherbimit te Proves ngjitur me burgun e me pas perfundon ne toke. I arratisuri u largua shpejt nga vendngjarja nderkohe qe deri tani arrestimi i tij ka deshtuar.
Trazhgim Sokolaj