Permbytje edhe ne Kosove

Moti i keq dhe permbytjet kane perfshire edhe Kosoven ashtu si pjese te tjera te Ballkanit.
Ne shume rajone te vendit situata eshte e veshtire dhe autoritetet ne Prishtine vazhdojne te informojne qytetaret per akset rrugore dhe zonat e permbytura dhe te marrin masat e nevojshme.
Shume rruge ne te gjithe vendin jane te pushtuara nga uji dhe disa prej tyre jane thuajse te pakalueshme. Rreshqitjet e disa gureve ne gryken e Rugoves diten e diele kane shkaktuar shqetesim tek banoret vendas dhe tek turistet qe vizitojne keto ane.
Policia njofton se qarkullimi mbetet i veshtire edhe ne Peje si pasoje e rreshqitjes se dherave. Permbytje ka patur edhe ne zona te tjera te Kosoves si ne Viti e Kllokot nderkohe qe niveli i disa lumenjve mbetet alarmant ne shume zona.