E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci premton uljen e TVSH Mustafa qeverine me te mire

Ndersa ka mbetur edhe nje jave nga zhvillimi i zgjedhjeve te 12 dhjetorit fushata elektorale vazhdon me intensitet ne te gjithe Kosoven.

Partia Demokratike prezantoi sot ate qe e cilesoi si strategjia e re stimuluese per zhvillimin e qendrueshem ekonomik. Kryetari Hashim Thaci premtoi subvencionimin e agrobiznesit dhe uljen e taksave doganore dhe TVSH-se.

Ndersa rivali i tij kryesor kryetari i Lidhjes Demokratike Isa Mustafa gjate nje takimi ne Prishtine u shpreh se nuk ka ndermend te premtoje mrekullira si z. Thaci por do te krijoje qeverine me te mire qe vendi ka pasur ndonjehere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›