E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytje gjatë natës në Shkodër e Lezhë

TIRANE-Përkeqësohet situata nga përmbytjet gjatë natës në zonën e Nënshkodrës dhe Lezhë. Pas hapjes së portave të shkarkimit në HEC-in e Fierzës dhe reshjet e fundit me intensitet në Shkodër janë përmbytur 280 ha sipërfaqe tokë, ndërsa niveli I ujit ka pësuar rritje me rreth 30 cm. Situata paraqitet e pa ndryshime dhe në këto orë të paradites.
Redaksia e TVNews24 në Shkodër referuar të dhënave nga shtabi i emergjencës njofton se më serioze paraqitet në fshatin Arren ku 6 banesa rrezikojnë seriozisht përmbytjen dhe në komunën Ana e Malit ku është dëmtuar rëndë nënstacioni i pompave duke lënë banorët e zonës pa ujë të pijshëm për orë të tëra.
Ndërkohë prezencë uji por pa bllokim rrugësh janë vërejtur mëngjesin e sotmë në Obot, Dajc.

Lezhë
Por jo vetëm zona e nënshkodrës po vuan pasojat e përmybtjes për të disatën herë këtë vit. Shirat e rrëmbyeshëm kanë kthyer dhe në Lezhë të njëjtën situatë të muajit Janar e Shkurt. Në një shkollë në lagjen “Skanderbeg” uji ka depërtuar në ambientet e shkollës duke sjellë ndërprerjen e mësimit . Ndërkohë uji ka vërshuar në rrugët e lezhës duke sjellë një situatë të pazakontë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›