E Martë, 3 Nëntor 2026

Përmbytje në Greqi dhe Itali, autoritetet thirrje banorëve të marrin masa, natën mund të ketë stuhi

Ende pa u shuar gjurmët e katastrofës së shkaktuar nga stuhia “Daniels” që shkaktoi 17 viktima, Greqia jugore po përballet nga pasditja e së mërkurës me stuhinë “Elias”.

Reshjet e dendura kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati, duke shkaktuar kështu përmbytje në shumë zona të banuara. Autoritetet kanë lëshuar alarmin për vërshimin e katër lumenjve në Evia, Niles, Kireas, Messapios dhe lumit në Sepiada.

Në të njëjtën kohë, në rrugët malore në Evia ka pasur rënie gurësh. Intensiteti i reshjeve ishte aq i madh sa në pak orë, ka rënë sasia e shirave të një muaji- kanë njoftuar meteorologët. Reshje me intensitet të lartë kanë mbërthyer gjithë Peloponezin si dhe rajonin e Atikës që u goditën rëndë nga stuhia Daniel në fillim të këtij muaji.

Rrugët dhe shtëpitë janë përmbytur, ndërsa zjarrfikësja ka ndërhyrë për të hequr ujin dhe shpëtuar banorët. Autoritetet kanë nisur të marrin masa, ndërsa kanë paralajmëruar qytetarët të bëjnë kujdes, pasi situata mund të përkeqësohet në orët në vijim.

Gazetar A. Mata

/RTSH/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›