E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytje në Lezhë, komuna Kolsh “noton” në ujë

Grykë manatia në komunën e Kolshit në Lezhë është përballur me përmbytje të tokave bujqësore, ndërsa dëme ka patur edhe në disa banesa. Shkak për këtë situatë të rënduar është bërë bllokimi i një kanali nga vetë banorët, i cili nuk lejon kalimin e ujit në përroin e manatisë.

Banorët e prekur nga këto përmbytje deklarojnë se përballen me situata të ngjashme thuajse çdo vit, ndërsa komuna nuk ka dhënë asnjë zgjidhje.
 

Kreu i komunës Kolsh Ferdinand Ndoj ka bërë të ditur se situata është krijuar si pasojë e ndarjes së tokës deri në afërsi të kanaleve kulluese, ndërsa ka shtuar se zgjidhja e vetme është hapja e një kanali të ri përbri rrugës.
 

Rreshjet intesive të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit kanë krijuar probleme të shumta thuajse në të gjithë qarkun e Lezhës. Përmbytje në tokat bujqësore, bllokime rrugësh apo edhe dëme tek banesat janë situata që përshkon këtë rajon gjatë kësaj periudhe.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›