Mjedisi, Basha: Paguani taksat, Bashkia sështë bankë
Kryebashkiaku Lulzim Basha iu bëri apel qytetarëve të Tiranës të kontribuojnë në mbajtjen pastër të qytetit duke paguar taksën e pastrimit, pasi Bashkia nuk është bankë, që të prodhojë lekë. Të paguajnë taksën e pastrimit. Pastrimi është një veprimtari që kryhet me kontributin tonë të përbashkët. Bashkia nuk është bankë. Bashkia nuk ka thesar të fshehur në nëntokë. Ne operojmë me kontributin e përbashkët të gjithë qytetarëve të Tiranës, deklaroi Basha, ndërsa shtoi se shumë shpejt, kosha të rinj dhe automjete vetëpastruese do ti shtohen qytetit. Konkretisht Bashkia ka marrë masat për vendosjen e mbi 2000 koshave për hedhjen e mbeturinave anembanë qytetit dhe blerjes së 6 automjeteve vetëpastruese, të cilët do ti bashkohen flotës së operimit. Këto automjete do të jenë të reja, tha kryebashkiaku. Basha në ditën e pastrimit të Shqipërisë, bëri të njohur edhe nisjen e një fushate ndërgjegjësimi për mbajtjen pastër të Tiranës. Tashmë një numër telefoni(0800-0888), do të jetë në shërbim të qytetarëve për të raportuar çdo problem që ka të bëjë me depozitimin e plehrave, si dhe do të shpërndahen fletushka, në të cilën jepen udhëzime për mënyrën e trajtimit të mbetjeve urbane. Qytetin e mbajmë të pastër, jo për Kryetarin e Bashkisë apo për Bashkinë, as për qeverinë apo komshiun, por për veten tonë, për fëmijët tanë. Qytetin e mbajmë të pastër jo vetëm duke hequr mbeturinat, por edhe duke u kujdesur që të mos i hedhim ato kuturu, vend e pa vend, por ti depozitojmë aty ku duhet dhe pikërisht për këtë arsye, ne zgjedhim këtë ditë sot, për të lançuar një fushatë ndërgjegjësimi, vetëndijësimi të Bashkisë së Tiranës. Përveç lyerjes dhe pastrimit nëpër kontenierë, ne kemi nisur vendosjen e numrit të telefonit, për të kontaktuar sa herë që ka problem. Ky numër është i disponueshëm 24 orë në ditë dhe është një pikë kontakti për të gjithë qytetarët, të cilët hasin probleme të ndryshme, në mënyrën e depozitimit të mbetjeve të tyre, ose për shkak të mungesës së kazanëve të plehrave, largësisë së tyre, apo depozitimeve të gabuara nga bashkëqytetarët e tjerë, vijoi Basha. Në këtë ditë u angazhuan në pastrimin e Tiranës jo vetëm administrata e bashkisë por edhe administratat e disa ministrive.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Lezhë, përurohet Qendra e Ndarjes së Mbetjeve
Në ditën e Shqipërisë së pastër në Lezhë është përuruar Qendra e ndarjes së mbetjeve të riciklueshme financuar nga ambasada e Vendeve të Ulta në Shqipëri si dhe Programi Zviceran i Zhvillimit dhe Bashkëpunimit. Në ceremoni morën pjesë ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri, Henk Van den Dool dhe drejtorja për Shqipërinë e Bashkëpunimit Zviceran Isabel Perich. Ministri Mediu e ka cilësuar situatën e mbetjeve në Shqipëri shumë të rëndë dhe si një tumor për mushkëritë e çdo Shqiptari. Unë dua ta them fare hapur. Situata e mbetjeve në Shqipëri është një situatë shumë e rëndë, është një tumorr në mushkëritë tona që duhet hequr sa më parë, ndryshe do të ketë pasoja jo të vogla, deklaroi Mediu. Ambasadori Van den Dool përshëndeti këtë nismë të re duke theksuar se ky model duhet të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Riciklimi i mbetjeve të metalit, të xhamit, të letrës dhe atyre bio është një nga objektivat tuaja kombëtare për menaxhimin e mbetjeve urbane. Modeli që ne inaguruam sot është mjaft i mirë për tu zbatuar jo vetëm në Lezhë por shpresoj që ai të gjejë shtrirje në të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë, deklaroi ambasadori. Qendra e Riciklimit do të përpunojë rreth 7 500 ton mbetje në vit duke u shërbyer mbi 45.000 banorëve të qytetit të Lezhës dhe rrethinave. Kjo është qendra e parë që hapet në Shqipëri dhe që synon të shtrihet edhe në qendra të tjera urbane.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Shqipëria e pastër, pastrohet parku i Dajtit
Në kuadër të Ditës Kombëtare të Pastrimit, Drejtoria e Parkut Kombëtar të Dajtit ka sensibilizuar të gjitha forcat e veta dhe ato të repartit ushtarak, që ndodhet në këtë zonë, duke realizuar një pastrim masiv përgjatë gjithë malit. Drejtori i këtij parku, Lutfi Miftari, ka thënë se kjo pikë turistike është arteria e kryeqyetit, ndaj duhet të jetë model dhe për zona të tjera të vendit. Nën moton, Për një Shqipëri të Pastër, drejtori i këtij parku thotë se për ambient turistik të pastër, duhet të kontribuojnë edhe vetë qytetarët, që e vizitojnë atë. Ai apelon, që dhe qytetarët të hedhin mbeturinat, kur drekojnë apo vizitojnë parkun e Dajtit në destinacionet e caktuara dhe të kujdesen për këtë pasuri kombëtare.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Policia i bashkangjitet nismës për Shqipëri të pastër
Punonjësit e Policisë së Shtetit, krahas angazhimit në garantimin e rendit dhe sigurisë së qytetarëve, i janë bashkëngjitur nismës së ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare, duke u bërë pjesë aktive e ditës së Shqipërisë së Pastër”. Në kuadër të kësaj nisme, dje në 20 prill, punonjësit e policisë në të gjithë Shqipërinë, të cilët nuk ishin të angazhuar me shërbim, janë angazhuar në pastrimin e zonave të ndryshme në vend. Duke filluar nga ora 09.00 e mëngjesit, punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë nisur punën në zona të ndryshme të kryeqytetit duke dhënë kontributin e tyre konkret në pastrimin e hapësirave të jashtme të Tiranës. Punonjësit e policisë i janë bashkëngjitur kësaj iniciative duke e konsideruar si mjaft të rëndësishme, në radhë të parë në shenjë sensibilizimi, e mbi të gjitha për rëndësinë jetike të ndryshimit të qëndrimit qytetar ndaj mjedisit. Bashkëpunimi i çdo qytetari dhe çdo komuniteti, është i shumë i nevojshëm për të dhënë një mesazh ndërgjegjësimi dhe një mesazh që një Shqipëri e pastër është e rëndësishme për të gjithë.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Imami në Elbasan për pastrimin e mjedisit
Në kuadër të nismës së qeverisë për zhvillimin e politikave mjedisore, në mbarë territorin e Shqipërisë u zhvillua aksioni kombëtar për pastrimin e mbetjeve urbane. Në këtë aksion të madh kombëtar morën pjesë edhe strukturat e Forcave të Armatosura, të cilat mbuluan një pjesë të madhe të territorit të vendit, duke u përfshirë drejtëpërsëdrejti 2790 trupa dhe 129 mjete të ndryshme transporti, makina vetëshkarkuese, fadroma, buldozier etj. Më konkretisht Forcat e Armatosura u përqëndruan në qarkun e Tiranës me 1322 forca dhe 49 mjete; në qarkun e Durrësit 570 forca dhe 23 mjete; në qarkun e Shkodrës 240 forca dhe 10 mjete; në Fier dhe në Berat 180 forca dhe 10 mjete; në Lezhë 20 forca dhe një mjet; në Vlorë 258 forca dhe 13 mjete; në Elbasan 80 forca dhe 12 mjete; në Kukës 30 forca dhe tre mjete; në Dibër 50 forca dhe dy mjete; në Korçë 30 forca dhe tre mjete, në Gjirokastër 40 forca dhe tre mjete.Për të ndjekur nga afër këtë ndërmarrje të rëndësishme, në qarkun e Elbasanit ishte ministri i Mbr