E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Tokës, Arvizu: Ndërgjegjësim për mbrojtjen e mjedisit

22 prilli shënohet në të gjithë botën si dita ndërkombëtare e tokës. Edhe në Shqipëri, është bërë tashmë një traditë që 22 prilli të shërbejë, si një ditë reflektimi dhe sensibilizimi për të ndalur shkatërrimin e mëtejshem të mjedisit.
 

Për këtë qëllim në rrugën pedonale në Tiranë është zhvilluar një panair i cili kushtohet sensibilizimit për mbrojtjen e mjedisit ku merr pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu.
 

Në fjalën e tij, ambasadori Arvizu ka kërkuar më shumë ndërgjegjësim të qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit ndërsa ka shtuar se në Shqipëri problem mbeten mbeturinat.

“Falenderoj bashkinë për aktivitetin për Ditën e Tokës. Duhet të rritet ndërrgjegjësim për mbrojtjen e mjedisit. Në shqipëri problem përbëjnë mbeturinat por Shqipëria mund të përmirësoj situatën e ndotjes së mjedisit. Njerëzit duhet të bëjnë përpjekje për të mbrojtjen e mjedisit” theksoi Arvizu.
 

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka theksuar se sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm janë të prekshme. Ai ka theksuar se Bashkia do të bëjë të mundur dyfishimin e gjelbërimit në kryeqytet gjatë 4 viteve të ardhshme.

vijon...
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›