E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali aksidentohen per vdekje 3 shqiptare

ITALI- Jane tre punetore krahu nga Shqiperia viktimiat e aksidentit rrugor te ndodhur ne Terlizzi te Italise. Keshtu e nis raportimin e ketij lajmi tragjik agjencia italiane Ansa.

Dy vellezerit Luan dhe Idajet Talaj si dhe Fatlum Nutaj jane shqiptaret qe kane humbur jeten ne kete aksident rrugor. Edhe pse nuk behet e ditur mosha e punetoreve shqiptare theksohet se ata jetonin ne Terlizzi.

Mesohet se ne momentin e aksidentit shtetasit shqiptare udhetonin me nje mjet bujqesor i cili u perplas me dy furgona.

Policia rrugore e Barit po heton mbi shkaqet e aksidentit.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›