E Diel, 1 Nëntor 2026

Legjislacioni shqiptar ne mbrojtje te te drejtave te migranteve

Raporti i prezantuar nga delegacioni shqiptar dha nje permbledhje te kornizes ligjore administrative institucionale dhe statistikore lidhur me perfundimin e detyrimeve te Republikes se Shqiperise qe rrjedhin nga kjo Konvente.

Zv/Ministri Sulka prezantoi te gjitha ndryshimet e bera ne kuadrin e brendshem rregullativ dhe ligjor ne zbatim te Konventes te cilat sigurojne nje mbrojtje me te madhe te emigranteve shqiptare kudo qe ata jane.

Sipas Sulkes Kushtetuta e Shqiperise marreveshjet nderkombetare te ratifikuara nga Parlamenti ligjet aktet rregullative dhe aktet nenligjore perbejne kuadrin ligjor qe siguron mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut ne pergjithesi dhe te punetoreve emigrante ne vecanti.

Kuadri institucional kusht per zbatimin e Konventes Kornize ne Shqiperi perfaqesohet nga Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta si strukture kryesore e hartimit te politikave si dhe ministrite e Puneve te Jashtme te Brendshme te Drejtesise te Arsimit dhe Shkences te Kultures Turizmit Rinise dhe Sporteve Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjise Ministrise se Financave Ministrise se Shendetesise si dhe Institutit te Statistikave.

Duke u ndalur ne permiresimet e kuadrit ligjor perfaqesuesit e Shqiperise bene nje pasqyre te plote te nderhyrjeve ligjore te bera ne legjislacion duke perfshire kodet ligjet dhe aktet nenligjore te cilat jane miratuar nga Kuvendi i Shqiperise dhe nga Keshilli i Ministrave.

Komiteti vleresoi prezantimin e perfaqesise se Qeverise shqiptare dhe konstatoi se ne respektim te detyrimeve te Konventes Per Punetoret Migrante dhe anetaret e familjeve te tyre nga institucionet perkatese jane ndermarre hapa konkrete pozitive ne zbatim te kesaj Konvente duke i ofruar keshtu nje mbrojtje me te madhe emigranteve shqiptare te cilet perbejne pothuaj 1/3 e popullsise.

2010-11-30 1130

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›