Permbytjet 13 mije hektare nen uje

Emergjencat Civile ne nje njoftim te fundit kane publikuar bilancin e permbytjeve qe kane perfshire Shkodren dhe zonat perreth.
Sipas ketij institucioni liqeni i Shkodres eshte rritur me 11 cm nga rreshjet e fundit.
Gjithsej jane permbytur rreth 13 mije hektare toke 2100 shtepi dhe mbi 2470 banesa jane te rrethuara nga uji.
Nga zonat ne rrezik jane evakuuar mbi 3940 familje ku jane perfshire ne operacione mbi 1500 police dhe ushtare.
Te bllokuara jane rruget per ne Muriqan Velipoje Shiroke dhe Zogaj nderkohe qe eshte e pakalueshme rruga per ne fshatin Obot i Vjeter ku niveli i ujit ne rruge eshte nje meter.
Ne Malesine e Madhe aksi Tamare-Vermoshe kalohet me veshtiresi ndersa ai TamarendashVukel eshte i pakalueshem.
Probleme qarkullimi edhe ne autostraden Tirane-Durres nderkohe qe eshte demtuar traseja hekurudhore prane fshatit Mucaj.