E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytje edhe ne Elbasan

Per shkak te reshjeve ka patur rreshkitje te dheut ne linjen hekurudhore Librazhd-Pogradec ne fshatin Dragostunje.

Nga kjo rreshkitje kane rene masive dheu dhe balte te cilet kane sjelle edhe bllokim te linjes hekurudhore e per pasoje edhe anomali ne intinerarin e levizjes se trenit ne linjen Tirane-Pogradec. Zona ne fjale eshte pastruar nga punonjes te Drejtorise se Rrugeve Nacionale duke derguar ne vend mjetet e renda. Nderkohe reshjet shkaktuan permbytje ne Elbasan.

Situata eshte renduar nga mungesa e kanalizimeve ne nje prej lagjeve dhe prurjeve te shumta te shiut. Por problem me shqetesues mbetet dalja e ujrave te zeza ne siperfaqe te cilat futen ne oborret e shtepive te ketyre banoreve. Kjo situate krijohet sa here qe bie shi dhe banoret jane te detyruar qe ta nxjerrin ujin qe futet ne oborret e shtepive me kova.

Ata kane kerkuar nga instancat perkatese shume here berjen e kanalizimeve por kjo mbetet thjesht nje shprese e larget per tu realizuar. Perpos kesaj kjo lagje vazhdon te rrezikohet edhe nga Perroi i Zaranikes argjinatura e te cilit eshte ne gjendje kritike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›