Përmbytjet, 800 mijë viktima deri më tani
Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se përmbytjet në Pakistan kanë ndikuar në jetën e të paktën një milion njerëzve. Një zyrtar thotë se të paktën 800 mijë vetë janë vrarë dhe fshatra të tërë janë zhdukur, por situata ende nuk është krejtësisht e qartë. Fshatrat, urat, rrugët janë zhdukur nga rrëketë e forta të ujit gjë që e ka vështirësuar tej mase punën e ndihmës së shpejtë dhe e ka bërë të pamundur atë në zonat e largëta. Lidhja me pjesën veriperëndimore të vendit është e pamundur dhe mijëra njerëz janë bllokuar në pamundësi të largohen prej kësaj katastrofa natyrore. Autobusë, kamionë e makina mbushur me njerëz dhe plaçkat e tyre prisnin në radhë për të udhëtuar për në jug, por ura që lidh zonën është e dëmtuar dhe kalimi është i pamundur. “Në Peshawar mijëra njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre dhe një tregtar më thotë se priste ndihmë nga qeveria, por më pas më thotë, të paktën unë shtëpinë kam humbur, shumë të tjerë kanë humbur jetën”.
#