Përmbytjet, Dhoma e Tregtisë apel biznesit: Ndihmoni banorët

Tiranë, 6 janar NOA - Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë duke parë situatën si dhe paralajmërimet e qeverisë për rrezikun që u kanoset banorëve të zonës së Leshës dhe Shkodrës ndihet e obliguar që të bëjë një thirrje për gjithë biznesin e Tiranës dhe më gjerë që të kontribuojnë për të ndihmuar këto familje. Nisur nga kjo situatë dhoma ka nisur kontaktet me bizneset anëtare ose jo të këtij institucioni që të bëhen bashkë në këtë iniciativë për të ndihmuar banorët.
Gjatë një deklarate për shtyp dhoma konstaton se kërkesat dhe nevojat e banorëve janë nga më të ndryshmet dhe bizneset do të jenë të gatshme të ofrojnë produktet e tyre për ti ndihmuar ata. Gjithashtu paralajmërimi i bërë nga kryeministri, se vendi është në prag katastrofe, ishte një zë më shumë që dhoma të marrë iniciativën për sensibilizimin e biznesit. Qeveria është shprehur e gatshme se pas normalizimit të situatës do të dëmshpërblejë banorët për dëmet që kanë pësuar. Për momentin ajo çfarë kërkohet është evakuimi i banorëve nga shtëpitë me qëllim mbrojtjen e jetëve të njerëzve. r.l/NOA Më shumë mbi argumentin e ditës: Ministri i Brendshëm publikon situatën më të fundit pas përmbytjeve Ushtria, intensitet punimesh në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë Ministria e Energjetikës: Opozita shpif, nuk kemi importuar energji elektrike PS, Braçe apel banorëve: Largohuni, rreziku është shumë i lartë Vetëm derdhja e ujit shmang katastrofën Presidenti Topi: Banorët e dinë që situata do të vështirësohet, duhet të evakuohen PDK: Solidaritet me familjet e dëmtuara, Qeveria e paaftë dhe e papërgjegjshme Përmbytjet, Forcat e Armatosura evakuojnë banorët Ministria e Brendshme: Situata në veri drejt normalizimit, u shpërndanë ndihma Këshilli i Ministrave miraton ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile Përmbytjet, Kosova ndihmon Shqipërinë me forca sigurie dhe varka shpëtimi Përmbytjet, Topi: Situata emergjente, të evakuohen banorët Përmbytjet, Veliaj: Të kompensohen familjet, Prifti të japë dorëheqjen Kryeministri u ndan ministrave detyrat për planin e ndërhyrjes në zonat e përmbytura Berisha: Përmbytjet, situatë emergjente reale. Katastrofa qëndron si shpata e Demokleut Deputetët socialistë inspektojnë zonat e përmbytura: Berisha mos përhapë panik Reshjet e mëdha të natës në Shkodër përkeqësojnë gjendjen e përmbytjeve në zonë