E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtia e jashtme, në nëntor u ulën eksportet, u rritën importet

INSTAT: Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, eksport-importet ndërrojnë vendet Eksportet gjatë muajit nëntor të vitit 2009 kanë pësuar ulje në krahasim me muajin tetor të të njëjtit vit, ndërsa kanë pësuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Ndërsa importet gjatë muajit nëntor kanë pësuar rritje me muajin tetor të vitit 2009, dhe janë ulur krahasuar me nëntorin e vitit 2008. Instituti i Statistikave, ka publikuar të dhënat e muajit nëntor të vitit 2009 për tregtinë e jashtme, ku vihet re se gjatë këtij muaji eksportet janë ulur

me 0.8 për qind krahasuar me muajin tetor të vitit 2009 dhe janë rritur me 4.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa importet janë rritur me 0.9 për qind krahasuar me muajin tetor 2009 dhe ulur me 2.9 për qind krahasuar me muajin nëntor 2008. Gjatë muajit nëntor të vitit 2009 janë eksportuar 9.6 miliardë lekë mallra 2009 me një ulje prej 0.8 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe me një rritje prej 4.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Ndërsa importet gjatë kësaj periudhe kanë kapur shifrën e 37.8 miliardë lekëve duke shënuar një rrije 0.9 për qind në krahasim me muajin tetor të vitit 2009 dhe ulje prej 2.9 për qind krahasuar me nëntorin e vitit 2008. Ndërkohë që deficiti tregtar për muajin nëntor të vitit 2009, është 28,2 miliardë lekë, duke shënuar një rrije prej 1.5 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 5.2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Kurse tregtia me vendet e Bashkimit Europian është 66.4 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë të vendit tonë, vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 62.9 për qind dhe importi 28.3 për qind, kurse me Greqinë, eksporti është 5.8 për qind dhe importi 12.9 për qind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti është rritur janë, Britania e Madhe, Kina, Kosova, Spanja, Turqia, etj, ndërsa për importin, Austri, Britani e Madhe, Itali, Kinë, Ukrainë.Eksportet dhe importet e mallraveGjatë muajit nëntor të vitit 2009 eksporti i grupit Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike, u rrit 26.2 për qind, krahasuar me muajin tetor të po të njëjtit vit, ndërsa eksporti i grupit Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi u ul 22.3 për qind. Eksporti i grupitProdukte kimike dhe plastike u ul me 14.1 përqind, Tekstile dhe këpucë u ul 6.4 për qind. Ndërsa importi i grupit Prodhime druri dhe letre u rrit 16.4 për qind, Lëkurë dhe artikujt prej tyre u rrit 13.9 për qind, Produkte kimike dhe plastike u rrit 8.4 për qind, etj. Ndërsa importi i grupit Ushqime, pije, duhan u ul 15.8 për qind, etj. Në nëntor të vitit 2009, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 3,597 milionë lekëve, duke zënë 9.5 për qind të totalit të importit, krahasuar me tetorin e vitit 2009, ndërsa importi i mallrave me akcizë ka pasur ulje prej 8.5 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara e zënë nënproduktet e naftës (68.8 përqind). Eksportet janë në përgjithësi mallra të destinuara tek një vend i tretë, të vendosura nën regjimin doganor ose të përpunimit pasiv ose të rieksportuar pas përpunimit aktiv. F.O.B. Një nga kushtet e shpërndarjes së mallrave që tregon se çmimi i mallrave përfshin edhe shpenzimet e transportit dhe të dorëzimit tek një port i caktuar i ngarkimit. Ndërsa importet janë në përgjithësi mallra që vinë nga një vend i tretë dhe të vendosura direkt ose qëndrojnë në magazina e ruajtjes nën procedurat doganore të lejimit për qarkullim të lirë, për përpunim aktiv ose për përpunim nën kontrollin doganor. C.I.F. (Kosto, Sigurim,Transport). Një kusht i shpërndarjes së mallrave që tregon që çmimi i mallrave përfshin sigurimin dhe transportin deri tek një port i caktuar destinacion. Sistem i harmonizuar është një nomenklaturë mallrash e përdorur për statistikat e tregtisë së jashtme dhe për tarifat doganore. INSTAT     Taulant Halili

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›