E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndan 100 pakot e para me materiale higjienike

Shkodër, 6 Janar NOA - Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) deklaroi sot se po ndjek me vëmendje gjendjen e vështirë që është krijuar nga reshjet e ditëve të fundvitit 2009 dhe fillimvitit 2010 në disa zona të vendit, veçanërisht të Qarkun e Shkodrës dhe Lezhës. Prurjet e kaskadës së Drinit dhe batica në Ishull Lezhë kanë krijuar situata përmbytje në disa lagje, fshatra e Komuna të qarqeve të mësipërme.

Në këto kushte KKSH, në qendër dhe degë ka mobilizuar kapacitete e saj njerëzore dhe materiale (stokun për raste emergjencash) për tu përgjigjur në kohë kësaj situate. Në përputhje me Planin kombëtar të shoqatës për ndërhyrje në raste katastrofash, përfaqësues të KKSH kanë marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e Komisioneve të Emergjencës që janë ngritur në këto dy prefektura. Fatos Xhengo, koordinator i Programit për përgjigje në raste katastrofash, i tha sot agjencisë NOA se është monitoruar gjendja në terren ku janë kontaktuar familje të përmbytura si dhe janë mbajtur kontakte e bashkërenduar puna me strukturat e pushtetit vendor dhe Drejtorinë e Emergjencave Civile. Në kushtet e evakuimit të popullsisë dhe akomodimit nëpër konvikte e hotele, rezulton se të shpërngulurit kanë aktualisht nevoja për materiale higjienike. Nga stoku i materialeve për raste emergjente, po shpërndahen për familjet e evakuuara një paketë ndihme me materiale higjienike dhe sapun për 100 familje e para. Materiale higjienike po shpërndahen në bashkëpunim me strukturat pushtetit vendor në Shkodër. Ndërkohë KKSH tha se do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje situatën në ditët e ardhshme dhe në rast përkeqësimi të gjendjes dhe bazuar në nevojat do të ndihmojë me ushqime e materiale të tjera të nevojshme.. e.r/NOA Më shumë mbi argumentin e ditës: Ministri i Brendshëm publikon situatën më të fundit pas përmbytjeve Ushtria, intensitet punimesh në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë Ministria e Energjetikës: Opozita shpif, nuk kemi importuar energji elektrike Përmbytjet, Dhoma e Tregtisë apel biznesit: Ndihmoni banorët PS, Braçe apel banorëve: Largohuni, rreziku është shumë i lartë Vetëm derdhja e ujit shmang katastrofën Presidenti Topi: Banorët e dinë që situata do të vështirësohet, duhet të evakuohen PDK: Solidaritet me familjet e dëmtuara, Qeveria e paaftë dhe e papërgjegjshme Përmbytjet, Forcat e Armatosura evakuojnë banorët Ministria e Brendshme: Situata në veri drejt normalizimit, u shpërndanë ndihma Këshilli i Ministrave miraton ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile Përmbytjet, Kosova ndihmon Shqipërinë me forca sigurie dhe varka shpëtimi Përmbytjet, Topi: Situata emergjente, të evakuohen banorët Përmbytjet, Veliaj: Të kompensohen familjet, Prifti të japë dorëheqjen Kryeministri u ndan ministrave detyrat për planin e ndërhyrjes në zonat e përmbytura Berisha: Përmbytjet, situatë emergjente reale. Katastrofa qëndron si shpata e Demokleut Deputetët socialistë inspektojnë zonat e përmbytura: Berisha mos përhapë panik Reshjet e mëdha të natës në Shkodër përkeqësojnë gjendjen e përmbytjeve në zonë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›