E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, Doshi: Qeveria i ka lënë në mëshirë banorët

Deputeti i PS-së Tom Doshi ka akuzuar nga Shkodra qeverinë për strategjinë e saj në ndihmë të banorëve në zonat e përmbytura.
Pas një takimi të zhvilluar me banorët e komunës së Dajçit, deputeti socialist Doshi ka deklaruar se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit këta njerez që kanë punuar vetë për forcimin e argjinaturës ndërkohë që ndihmat ushqimore janë të pamjaftueshme.
Deputeti Doshi u ka bërë thirrje banorëve të Shkodrës që të ndihmojnë këta banorë të Shirqit dhe Mushanit që të kapërcejnë këtë situatë të vështirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›