Përmbytjet në Shkodër, nën ujë 10400 ha tokë dhe 2499 shtëpi
Në ditën e 10 të përmbytjeve situata vazhdon të paraqitet e vështirë në qarkun e Shkodrës.
Raporti më i fundit i Ministrisë së Brendshme tregon për rritjen e numrit të personave të evakuuar dhe shtëpive dhe sipërfaqes së përmbytur.
Sipas të dhënave zyrtare, në të gjitha njësitë vendore të qarkut të Shkodrës në ujë janë 10 400 hektarë tokë dhe 2499 shtëpi. Ndërkaq, numri i personave të evakuuar ka shkuar në mbi 4780 persona.
Të dhënat zyrtare tregojnë se ndryshimi më i ndjeshëm i situatës vërehet në Bashkinë e Shkodrës, dhe Komunat Dajç, Bërdicë dhe Rrethina.
Në Bashkinë e Shkodrës është rritur numri i personave të evakuuar, nga banesat e tyre.
Nga territori i kësaj njësie vendore janë evakuuar 586 banorë.
Në Bashkinë e Shkodrës janë përmbytur 250 hektarë tokë dhe 330 shtëpi.
Nga komuna e Dajçit janë evakuuar mbi 2000 persona. Në këtë komunë rezultojnë 1187 shtëpi të përmbytura dhe 2000 hektarë tokë nën ujë.
Ndërkaq nga Komuna Bërdicë, ku nën ujë janë 368 shtëpi, janë evakuuar 810 banorë. Në Bërdicë, rezultojnë 1900 hektarë tokë nën ujë.
Të dhënat zyrtare në MB, tregojnë se 282 persona janë evakuuar nga Komuna Ana e Malit, ku janë përmbytur 180 shtëpi dhe nën ujë janë 1200 hektarë tokë.Nga Komuna e Velipojës janë evakuuar 25 banorë. Në Velipojë rezultojnë 50 shtëpi të përmbytura dhe 2000 hektarë tokë nën ujë.
Sipas të dhenave zyrtare të MB, nga Komuna Guri i Zi janë evakuuar 730 persona, ndërsa janë përmbytur 210 shtëpi dhe 1000 hektarë tokë.
312 persona janë evakuuar nga Komuna Bushat, ku rezultojnë 150 shtëpi të përmbytura dhe 1700 hektarë tokë nën ujë.
Nga Komuna Qendër në Malësinë e Madhe jane evakuuar 10 banorë. Në këtë komunë rezultojë 8 shtëpi të përmbytura dhe 50 hektarë tokë.
Ndërsa në komunën rrethina rezultojnë 300 hektarë tokë nën ujë, 25 persona të evakuuaer dhe 16 shtëpi të përmbytura.
Në zonat e prekura nga përmbytjet vijon shpërndarja e artikujve ushqimore.
Në total janë shpërndarë 17.6 tonë sheqer, 14. 7 tonë makarona, 12.6 tonë vaj dhe shumë artikuj të tjerë ushqimore.
Ndërkaq, Ministria e Brendshme se në operacione janë përfshirë edhe trupat dhe mjetet ndihmë të ardhura nga vendet e NATO-s