Tiranë, i pret fytin me biçak një 37-vjeçari, arrestohet i dyshuari

Një 37-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme pasi është qëlluar me biçak në fyt.
Ngjarja ka ndodhur pranë "21 dhjetorit" në Tiranë në linjën e autobuzit Ndroq-Tiranë ku 37-vjeçari Banush Goga është qëlluar me biçak në fyt nga një person.
Mësohet se policia ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit të vrasjes i cili është 42-vjeçari Nezir Maliku.
Menjëherë 37-vjeçari është dërguar në spital po fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë pasi kishte marrë plagë të rënda.
Policia e cila ndodhet në vendngjarje po bën hetime për zbardhjen e plotë të vrasjes së 37 vjeçarit.