E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet Haxhinasto takim me diplomatet e BE dhe NATO

Ministri i Puneve te Jashtme Haxhinasto ka takuar ambasadoret e vendeve anetare te NATO-s per te kontribuar ne sherbim te situates se krijuar nga permbytjet ne veriperendim te vendit. Ne fjalen e tij kreu i puneve te jashtme falenderoi vendet anetare per gatishmerine e treguar per te perballuar situaten.

Kam falenderuar ne menyre te vecante Greqine Turqine per dergimin e helikoptereve te cilet jane bere operative qe sot ne mengjes per te ndihmuar kryesisht personat e izoluar. Kam falenderuar Italine per paketen e ndihmes qe ka derguar menjehere Austrine dhe gjithe vendet e tjera qe po asistojne edhe ne menaxhimin konkret te situates. Kerkesat me emergjente per momentin jane varkat e vogla per shperndarjen e ushqimeve ujit dhe medikamenteve por gjithashtu dhe gjithcka tjeter qe ben te mundur strehimin dhe kalimin sa me normal te kesaj situate te veshtire qe mund te jene cadrat apo pajisjet e tjera qe lidhen me to tha Haxhinasto.

Haxhinasto theksoi se pritet nje reagim pozitiv nga vendet e Aleances dhe ne oret e ardhshme do te kete edhe kontribute reale ne ndihme te qytetareve.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›