Përmbytjet, MB,llogari bankare për banorët

Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, ka bërë thirrje sot çdo personi shqiptar ose i huaj të ndihmojë financiarisht banorët e dëmtuar nga përmbytjet e qarkut Shkodër dhe Lezhë.
"Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, në kuadër të menaxhimit dhe riaftësimit të situatës së krijuar nga përmbytjet në qarqet Shkodër dhe Lezhë, informon opinionin publik se:
çdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, që dëshiron të kontribuojë financiarisht për të ndihmuar banorët e dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e përmbytjeve në qarqet Shkodër dhe Lezhë, mund të derdhë kontributin përkatës në llogarinë speciale të çelur në të gjitha bankat e nivelit të dytë, që kryejnë shërbime ndaj buxhetit të shtetit, me emërtimin "Kontribut vullnetar për të shpërngulurit nga përmbytjet natyrore të qarkut Shkodër dhe Lezhë" deklaroi sot ministria e Brendshme.