Guerco:Asnjë rrezik për stabilitetin e digave

Pas takimit mes ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikes Prifti, ministrit të Jashtëm Meta dhe këshilltarit të Kryeministrit Berluskoni për mbrojtjen e digave Guerco, është arritur në konkluzionin se nuk ekziston asnjë rrezik për stabilitetin e digave.
Sipas këshilltarit të Berluskonit Guerco gjendja është problematike por jo alarmante dhe Italia është në krah të Shqipërisë në këtë situatë kritike por jo dramatike.
Ndërsa ministri i Ekonomisë Dritan Prifti ka deklaruar se asnjë rrezik nuk do të vijë vendit nga digat dhe është kërkuar mbështetje logjistike me aparatura satelitore dhe ekspertë si këshilltarë.
Për ministrin e jashtëm Ilir Meta, mbështja e Italisë është për t'u vlerësuar dhe tregon partneritet të mirë . Në takim është folur për të krijuar një grup permanent për këtë krizë.