Përmbytjet, Meta: Po lëmë pas situatën e emergjencës

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i ekonomisë Ilir Meta ka deklaruar se tashmë po tejkalohet gjendja e emergjencës nga përmbytjet në Shkodër.
Gjatë inspektimit të Bushat, Meta pasi vlerësoi sakrificën e ushtrisë dhe policisë për të përballuar situatën theksoi se furnizimi i banorëve me ujë dhe ushqime është i garantuar. Sipas tij tani parësor mbetet koncentrati për bagëtinë.
Gjithashtu Meta vlerësoi edhe punën e bërë për të forcuar argjinaturën e Torovicës.
"Bendi i Torovicës është kalaja që nuk i lamë ujit” theksoi meta duke shtuar se ndihet krenar që nuk u humb asnjë jetë njeriu gjatë përmbytjeve.