E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëngjin, nis ndërtimi i argjinaturës mbrojtëse nga përmbytjet

Shëngjin, 4 janar NOA Nis ndërtimi i argjinaturës mbrojtëse në ishullin e Shëngjinit.

Për ndërtimin e argjinaturës janë angazhuar forca të shumta të ushtrisë dhe Shtabi i Emergjencave Civile të cilët kanë nisur punimet ditën e sotme. Shkak për nisjen e ndërtimit të argjinaturës mbrojtëse ka qenë baticat detare të cilët gjatë ditëve të fundit shkaktuan përmbytje të dhjetëra banesave dhe disa hektarë tokave. Mësohet se aktualisht gjendja paraqitet e qetë në këtë zonë, dhe banorët janë rikthyer në banesat e tyre. Përmbytjet shkatërruar tetë shtëpi duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale ndërsa prekë dhjetëra banesa të tjera. k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›